Ballina Shëndetësi Qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e vdekjes nga 13 sëmundje

Qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e vdekjes nga 13 sëmundje

9
0
SHPËRNDAJE

 

 

Edhe pse ushtroni, qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e vdekjes nga 13 sëmundje, thotë një hulumtim.

Hulumtimi i Shoqatës Amerikane të Kancerit, vuri në dukje se rreziku i vdekjes së herët të personave që qëndrojnë ulur 6 orë ose më shumë në ditë, është 19 për qind më shumë se atyre që qëndrojnë ulur më pak se 3 orë.

Më tej në këtë hulumtim është konkluduar se është i lidhur me rrezikun e vdekjes nga sëmundjet si kanceri, sëmundje të zemrës, goditje, diabet, sëmundja pulmonare kronike obstruktive, sëmundje të mushkërive dhe të mëlçisë, ulçera ose çrregullime të tjera të sistemit të tretjes, Parkinson, Alzheimer, çrregullime në sistemin nervor qendror dhe në sistemin muskulo-skeletore, ndërsa gjithashtu rrit mundësinë e vetëvrasjes.

Hulumtimi në fjalë është kryer nga një ekip në krye me Alpa Patel, ndërsa janë ekzaminuar të dhënat e 128 mijë gra dhe burrave. Rreth 49 mijë prej këtyre që nuk kanë pasur ndonjë sëmundje kronike kur ka filluar hulumtimi, gjatë 21 viteve që janë ndjekur kanë humbur jetën.

Ajo tërhoqi vëmendjen në atë se qëndrimi i gjatë ulur, rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri për 10 për qind, ndërsa ajo në çrregullimet muskulo-skeletore është rritur për 60 për qind.

“Sa më pak të uleni aq më mirë për ju”, tha Patel, duke treguar se pas qëndrimit ulur një orë ndikon pozitivisht për kolestrolin, sheqerin dhe presionin në gjak të qëndrohet në këmbë 2 minuta ose të bëhet ndonjë aktivitet i vogël.

Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “American Journal of Epidemiology”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here