“Qëndrimi i Serbisë se pa demarkimin e kufirit nuk ka njohje të Kosovës, është kamuflim”

Mos i humb

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklarimit të zyrtarëve të Serbisë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës pa i definuar kufijtë, duke e quajtur këtë qëndrim, kamuflim të Serbisë për të hyrë në negociata për shkëmbim të territoreve.

Për më tepër Hoti në shkrimin e tij , ka kujtuar se  Mali i Zi e kishte njohur Kosovën edhe pa e demarkuar kufirin.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin që i ndan dy shtetet nuk qëndron dhe është vetëm kamuflim për të hyre në negociata për shkëmbim territoresh. Mali i Zi na ka njohur pa e demarkuar kufirin, bazuar ne parimin e paprekshmërisë t; kufijve siç kane ekzistuar deri me 1989. Na kane njohur 116 vende ende pa e demarkuar kufirin me te gjithë fqinjët tanë. KFOR e ka mbrojtur kufirin e Kosovës me Serbinë nga viti 1999, duke e ditur sakte ku është, e edhe Serbia e ka ditur sakte pasi është detyruar te tërhiqet përtej zonës se sigurisë prej pese kilometrave nga kufiri me Kosovën.

Temat qe mendohet te përfshihen në dialog prekin rregullimin kushtetues të Kosovës dhe nuk janë çështje qe bisedohen me vende fqinje. Pse duhet te bisedohet me Serbinë për zhvillimin ekonomik te Kosovës apo per infrastrukturën? Çështjet që lidhen me trashëgiminë kulturore e religjioze te serbeve ne Kosove, si dhe me arsimin e shëndetësinë në komunat me shumicë serbe, janë të rregulluara me Planin e Ahtisarit dhe janë pjesë e ligjeve të Kosovës. Për më tepër, përfaqësuesit politik serb kane te drejte vetoje ne ndryshimet që mund të ndodhin në këto ligje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit