“Qesja e fundit”, një mision që gjen tashmë mbështetjen edhe të partnerëve

Mos i humb

Klosi: Nisma kundër qeseve plastike, Shqipëria vend I parë europian pa qese plastike më 1 qershor 2020

Klosi: Shqipëria, në hartën e vendeve lider me veprime konkrete kundër përdorimit të plastikës

Soreca: Plastika një nga sfidat më të mëdha shëndetësore dhe mjedisore të kohës

Njoftim per shtyp

BE i bashkohet fushatës së ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për qeset plastike. Fushata e mjedisit u prezantua sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ministri Klosi dhe ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë.

Ambasadori Soreca theksoi në fjalën e tij se plastika është bërë një nga sfidat më të mëdha shëndetësore dhe mjedisore në kohët tona që kërkon shumë veprime nga autoritetet por më shumë akoma veprim nga njerëzit. “BE ka përshtatur rregulla të reja për të nxjerrë jashtë përdorimit objektet plastike njëpërdorimshme nga viti 2021 dhe shqiptarët duhet të përfitojnë nga i njëjti nivel i mbrojtjes së mjedisit. BE është duke punuar me shtetet anëtare që përmirësojnë jetën e përditshme për shqiptarët sepse ata e meritojnë dhe sepse kjo e sjell Shqipërinë më afër standarteve europiane”.

Ministri Klosi theksoi në fjalën e tij se nisma për ta bërë Shqipërinë të parin vend europian pa qese plastike më 1 qershor 2020 do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakordësuar kjo edhe me partnerët ndërkombëtarë. “Besoj që fushata e cila do të jetë e dakordësuar me partnerët tanë ndërkombëtarë për reduktimin përfundimtar të përdorimit të qeseve plastike dhe për ta shndërruar Shqipërinë në të parin vend europian pa qese plastike nga 1 qershori 2020, nga dita ndërkombëtare e fëmijëve, të jetë një aksion i cili na sjell ne Shqipërinë e vogël, me probleme të mëdha mjedisore, me probleme të mëdha të menaxhimit të mbetjeve urbane në hartën e vendeve lider në veprimet të vërteta, konkrete për të reduktuar përdorimin e plastikës në vendin tonë”.

Shqipëria është e vogël për të ndikuar në luftën globale kundër plastikës por ajo duhet të bëjë veprimet e saj , tha ministri Klosi duke theksuar se “kemi nevojë të ndërmarrim masa të forta për të krijuar në Shqipëri një ambjent të pastër, miqësor me mjedisin, dhe të gjithë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane në vendin tonë”.

Fushata do të shënojnë suksesin e saj kur edhe vetë qytetarët të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike “Është një nismë e cila nuk shënon arritjen e saj kur vota parlamentare, vendimmarrja qeveritare, kartoni i deputetit, do të marrë vendimin që në Shqipëri të mos përdoren qeset plastike nga 1 qershori i vitit 2020 por do të jetë suksesi i kësaj fushate kur qytetarët, njerëz, të rinj, të reja, familjarët, të refuzojnë të përdorin qeset plastike- tha ministri Klosi duke shtuar se debati për eliminimin e plastikës duhet të fillojë me edukimin mjedisor për të siguruar një sjellje miqësore ndaj mjedisit për një Shqipëri të pastër turistike.

Nën sloganin “Plastika nuk lë hapësirë për jetën”’, fushata dymujore e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe ndotjen nga plastika, si dhe të inkurajojë alternativa ndaj plastikës me një përdorim. /Voa/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit