“Qetësi para stuhisë”, 140 liderë botërorë mblidhen në Nju Jork

Mos i humb

Nju Jorku do të jetë mikëpritësi i 140 liderëve nga mbarë bota, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila do të nis të martën.

Lidhur me këtë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, ka shkruar se SHBA-të janë gati për këtë javë. Ajo e ka quajtur si “qetësi para stuhisë” fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Duke filluar nga nesër, ne do të presim 140 udhëheqës të shteteve këtu në Nju Jork. Çka është e qetë sot, do të kthehet komplet në një kaos nesër. Le të jetë një javë e suksesshme”, ka shkruar Haley në një postim në Twitter.

Kujtojmë se edhe delegacioni nga Kosova në krye me presidentin Hashim Thaçi do të marrin pjesë në Asamblenë e OKB-së. Po ashtu në Nju Jork do të qëndrojë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Zyra e kryeministrit ka paralajmëruar se shefi i ekzekutivit do të shfrytëzojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për takime me liderë botërorë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit