Qeveria e Brazilit mbahet përgjegjëse që vendi është bërë “epiqendër” e COVID-19 në rajon

Mos i humb

Pas përcaktimit të rastit të parë në fund të muajit shkurt në Brazilin me një popullsi prej rreth 211 milionë banorësh, numri i vdekjeve me burim COVID-19 ka arritur në afro 68 mijë ndërsa numri i rasteve deri më sot është mbi 1.7 milionë.

Fakti që Brazili u bë vendi më i prekur nga pandemia pas SHBA-së, në një periudhë për më pak se 5 muaj dhe fakti që u prek nga virusi, presidenti Bolsonaro i cili nëvlerësonte pandeminë hodhi dritë mbi situatën e vështirë që po kalon vendi.

Mosmarrja e masave të rrepta nga qeveria kundër pandemisë dhe orientimi i gabuar i Bolsonaros ndaj popullit tregohen si arsye që vendi më i populluar në Amerikën Latine të bëhet “epiqendër e pandemisë” në rajon.

– Bolsonaro nuk e pa të nevojshme vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura

Në Brazil i cili qeveriset me sistemin e shtetit Federal, pavarësisht se disa qeveri lokale morën masa si distancimi social dhe karantina në kuadër të luftës kundër COVID-19, vërehet se janë të pamjaftueshme masat që qeveria ka zbatuar në nivel kombëtar.

Edhe pse përdorimi i detyruar i maskës në transportin publik dhe ambiente publike më vend hyri në fuqi me një ligj javën e kaluar, Bolsonaro vendosi veto ndaj neneve në ligj që përfshinin edhe vendet me masivitet të njerëzve si qendrat e arsimit, ndërmarrjet tregtare, fabrikat dhe vendet fetare.

Në këtë vendim u tregua si arsye se nenet në ligj “shkaktojnë dhunim në banesë” ndërsa disa ditë më vonë Bolsonaro kundërshtoi që vendosja e maskave të bëhet e detyrueshme nëpër burgje.

– Qëndrimet nënvlerësuese të Bolsonaros ndaj pandemisë

Qëndrimi i fundit nënvlerësues ndaj pandemisë i Bolsonaros, presidentit 65-vjeçar brazilian nga ekstremi i djathtë, ishte reflektimi në media kur një grup gazetarësh u tërhoqën disa hapa prapa pasi ai hoqi maskën gjatë një deklarate që bëri kur njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Si rezultat i kësaj Unioni për Media i Brazilit njoftoi se do të ngre padi ndaj Bolsonaros me arsyetimin se ka rrezikuar jetën e gazetarëve.

– “Virusi ekzagjerohet”

Në fillim të pandemisë, Bolsonaro në fund të muajit mars duke i besuar të kaluarës së tij sportive tha: “Nëse unë do të infektohesha me virus nuk do të shqetësohesha sepse do të ishte si një grip ose një ftohje e vogël”.

Në periudhën kur pandemia filloi të shpejtojë vrullin e tij në vend, Bolsonaro theksoi: “Për mendimin tim po ekzagjerohet fuqia shkatërruese e këtij virusi”.

Bolsonaro shumë herë ka thënë se virusi do të transmetohet në shumicën e popullatës dhe bëri përshkrimin se në fillim të muajit prill “Ky virus do të jetë si shiu, ku 70 për qind e popullatës do të laget”.

Të njëjtin përshkrim Bolsonaro e bëri edhe kur rezultoi pozitiv me COVID-19 ku ai tha se ka rrezik jete për personat në grupin me rrezik të lartë dhe se të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë kujdes.

Duke mos ndryshuar qëndrimin e tij që ka mbajtur që në fillim kundër karantinimit, Bolsonaro për shkak të frikës ekonomike shumë herë drejtuesve lokalë që zbatonin karantinën u bëri thirrje që të hapnin tregtinë.

Pëveç deklaratave, Bolsonaro mori pjesë në protestat e zhvilluara nga mbështetësit e tij në muajt mars dhe prill duke mos treguar kujdes ndaj masave të tilla si vendosja e maskës dhe distancimi social.

Në muajin qershor ndaj Bolsonaro u lëshua një vendim gjykate për vendosjen e maskës në ambiente publike dhe gjobitjen e tij me para në rast të mos zbatimit të këtij vendimi, por Gjykata e Apelit e refuzoi këtë vendim duke e konsideruar si të “panevojshëm”.

– Karantina dhe Hydroxychloroquine shkaktoi ndryshimin e ministrave të Shëndetësisë

Një tjetër situatë për të cilën besohet se ka ngadalësuar luftën e qeverisë kundër pandemisë në Brazil, thuhet se është edhe ndryshimi i dy ministrave të Shëndetësisë për një periudhë më të shkurtër se dy muaj.

Ministri i Shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta që u shkarkua nga detyra më 16 prill njihej se ai mbronte idenë për zbatimin e karantinës dhe se nuk kishte dakordim për këtë çështje me Bolsonaron.

Ndërsa Nelson Teich, i cili erdhi në detyrë në vend të Mandettas dhe dha dorëheqje më 15 maj nuk arriti të dakordohej me presidentin Bolsonaro i cili këmbëngulte në rekomandimin e ilaçit Hydroxychloroquine. Ai dha dorëheqje rreth një javë pasi deklaroi se duhet të zbatohet karantinë në disa rajone të vendit.

– Përparimi i pandemisë në vend

COVID-19 në vendin më të madh të Amerikës Latine, bashkë me presidentin e shtetit ka prekur 1.713.160 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e 67.964 të tjerëve.

Pavarësisht se qendra më e madhe për hulumtimet mjekësore në Amerikën Latine, Fondacioni Oswaldo Cruz (Fiocruz) i lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë të Brazilit tha se virusi në vend është shfaqur para datës së deklaruar, theksohet se sipas të dhënave zyrtare rasti i parë në Brazil është regjistruar më 26 shkurt.

Që nga ajo datë e deri më tani zhvillimi i pandemisë në vend është si më poshtë:

29 shkurt, 2 raste / vdekje nuk ka

31 mars, 5.717 raste / 201 vdekje

30 prill, 85.380 raste / 5.901 vdekje

31 maj, 514.849 raste / 29.314 vdekje

30 qershor, 1.402.041 raste / 59.594 vdekje

Përparimi i pandemisë në javën e fundit në vend:

2 korrik, 1.496.858 raste / 61.884 vdekje

3 korrik, 1.539.081 raste / 63.174 vdekje

4 korrik, 1.577.004 raste / 64.265 vdekje

5 korrik, 1.603.055 raste / 64.867 vdekje

6 korrik, 1.623.284 raste / 65.487 vdekje

7 korrik, 1.668.589 raste / 66.741 vdekje

8 korrik, 1.713.160 raste / 67.964 vdekje

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit