Qeveria e Bullgarisë e mbijetoi mocionin e mosbesimit

Mos i humb

Koalicioni bullgar në pushtet ka mbijetuar mocionin e mosbesimit të cilin e kërkoi opozita, e cila akuzonte Qeverinë se nuk merret me zgjidhjen e korrupsionit gjithnjë më të përhapur.

Parlamenti i cili numëron 240 deputetë sot në mëngjes hodhi poshtë propozimin për mocionin e mosbesimit të qeverisë me 131 vota kundër dhe 103 për ndërsa gjashtë deputetë nuk ishin të pranishëm në seancë.

Ky ishte votimi i parë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë djathtiste të kryeministrit Boyko Borisov, që në pushtet erdhi në maj të vitit të kaluar.

Opozita e akuzonte qeverinë se “korrupsionin e ka shndërruar në politikë qeveritare”. Sipas tyre, 88.5 për qind e pjesëmarrësve të anketuar në furnizimet publike kanë thënë se ofertat nuk janë shqyrtuar në mënyrë objektive.

Bullgaria, vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, mori kryesimin gjashtëmujor të Unionit në fillim të këtij viti, për herë të parë që nga hyrja e saj në BE në vitin 2007.

Megjithatë, Bullgaria disa herë është kritikuar nga Brukseli për shkak të luftës së pasuksesshme kundër korrupsionit dhe për shkak të asaj se nuk janë procesuar dhe dënuar nëpunësit e korruptuar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit