Qeveria e Bullgarisë i mbijeton votëbesimit në Kuvend

Mos i humb

Koalicioni qeveritar në Bullgari, të mërkurën i mbijetoi një votëbesimi në Kuvend të cilin e kishte kërkuar opozita, e cila akuzoi pushtetin se ka dështuar në reformimin e sistemit shëndetësor.

Kuvendi me 240 deputetë, refuzoi të përkrah kërkesën e opozitës pasi 133 deputetë mbështetën qeverinë në punën e saj, 99 votuan kundër, ndërsa tetë deputetë munguan.

Partia Socialiste Bullgare (PSB) në opozitë tha se vendi po përballet me shërbime të këqija shëndetësore, ndërsa sipas saj qeveria ka dështuar të reformojë këtë sektor.

Më saktësisht, PSB pohon se “qindra mijëra bullgarë nuk mund të marrin trajtim mjekësor, nga shkaku se nuk kanë qasje te mjeku ose spitali, ose se nuk kanë para për trajtim”.

Opozita gjithashtu thekson se po ndodh një shpërngulje masive e profesionistëve mjekësorë jashtë vendit, nga shkaku i pagave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës.

Votëbesimi i sotëm ishte i treti me rend për qeverinë e krahut të djathtë të cilën e kryeson Bojko Borisov, i cili erdhi në pushtet në maj të vitit 2017./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit