Qeveria e Kosovës sapo mori këtë vendim kundrejt Serbisë

Mos i humb

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm që mbronë interesat e prodhuesve vendor duke vendosur masë importi prej 10 per qind për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosna Hercegovina.

Kryeministri, Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë kërkoi nga institucionet përkatëse, Dogana…, të nisin zbatimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ministria që ai drejton propozon vendosjen e masave të menjëhershme nga produkteve qe hynë nga Serbia dhe Bosnja.

“MTI propozon që të futet masa e importit e të gjitha produkteve të Republikës së Serbisë dhe Bosnjës dhe masa 10% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës, duke përjashtuar produktet me brendet ndërkombëtare. Molla, qumështi, mielli nga Serbia, biskotat, lëngjet, medikamentet, duhani, alkooli” ka thënë Shala.

Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxha ka bërë thirrje tek qytetaret që të perdorin prodhime vendore dhe ti bojkotojnë ato nga Serbia sepse kjo e fundit po shpërndan shuma të mëdha parash që ta godas Kosovën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit