Qeveria e Libisë kërkon që në Konferencën e Berlinit të ftohen edhe Tunizia dhe Katari

Mos i humb

Qeveria e Libisë ka kërkuar që në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës libiane që do të mbahet të dielën në Berlin të ftohen edhe Tunizia dhe Katari.

Ministria e Jashtme e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB), i ka dërguar mesazh Ambasadës së Gjermanisë në Tripoli.

Në mesazh thuhet se pjesëmarrja e këtyre dy vendeve është e rëndësishme pasi Tunizia ishte nga mbështetësit më të rëndësishëm në revolucionin që çoi në rrëzimin e regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011, ndërsa Katari ende i vazhdon mbështetjet për vendin.

Ministria e Jashtme e GNA-së ka theksuar se pjesëmarrja e këtyre dy vendeve në Konferencën e Berlinit do të kontribuojë në arritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Libi gjatë bisedimeve të paqes.

Të dielën, 19 janar, në kuadër të Procesit së Berlinit për zgjidhjen e krizës në Libi, në kryeqytetin gjerman do të mbahet një konferencë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë ftesa krerëve të shteteve dhe qeverive për të qenë pjesëmarrës në takim.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, SHBA, Rusia, Britania, Franca, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Republika e Kongos, Italia, Egjipti, Algjeria si dhe nga OKB, Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan.

Ndërkaq, është njoftuar se në konferencë janë ftuar edhe Fayez al-Sarraj, kreu GNA-së, si dhe lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

Më parë janë mbajtur 5 takime në nivel pune në kuadër të Procesit të Berlinit për çështjen e Libisë.

Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe EBA dhe tjetra GNA me qendër në Tripoli që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Në muajin prill, Haftar nisi një ofensivë për pushtimin e Tripolit, veprim i cili u kundërshtua nga komuniteti ndërkombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit