Qeveria franceze thirrje “jelekëve të verdhë”: Mos organizoni protesta

Mos i humb

Mbretëri e Bashkuar, rritet në 281 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka paralajmëruar se nëse qytetarët britanikë nuk respektojnë "në mënyrë të rreptë" distancimin shoqëror, atëherë mund të ndërmerren...

Turqi, numri i të vdekure nga koronavirusi rritet në 30

Turqia ka konfirmuar nëntë vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30,...

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se në vend janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19),...

Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Benjamin Griveaux, pas sulmit të armatosur në Strasburg, nga “jelekët e verdhë” kërkoi që të mos organizojnë një protestë të re ditën e shtunë.

Në një deklaratë për televizionin CNEWS, Griveaux tha se qeveria nuk ka ndaluar protestat e “jelekëve të verdhë” dhe se do të ishte shumë vështirë të parandalojë daljen e njerëzve nëpër rrugë.

Duke iu bërë thirrje “jelekëve të verdhë” që pas sulmit në Strasburg, të mos organizojnë protestë ditën e shtunë, Griveaux tha se anulimi i protestës do të ishte “racionale” meqë policia ka qenë shumë e angazhuar gjatë javëve të fundit.

Edhe ministri i Mjedisit, François de Rugy, në një deklaratë për televizionin “Public Senat” tha se protestat e “jelekëve të verdhë” tanimë duhet të përfundojnë plotësisht.

Edhe kryetari i Kuvendit Kombëtar, Richard Ferrand, në një deklaratë për radion “France Inter” tha se presidenti Emmanuel Macron iu është përgjigjur kërkesave të “jelekëve të verdhë” dhe se për këtë arsye duhet t’iu jepet fund protestave.

“Jelekët e verdhë” kishin njoftuar se ditën e shtunë do të organizojnë protesta në gjithë shtetin, duke filluar nga Parisi.

– Protestat në Francë

Protestat në Francë të cilët filluan më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, më pas me protestat e “jelekëve të verdhë” kundër administratës së Macron, u shndërruan në protestat më të dhunshme të viteve të fundit.

Protestuesit të cilët në përgjithësi përbëhen nga personat të cilët për shkak të kostos së qirave të larta në qendër të qyteteve janë vendosur nëpër zona rurale, kërkojnë nga Macron përmirësimin e kushteve ekonomike.

Më parë ishte njoftuar se rritja e çmimeve për derivate, e cila protestohej nga “jelekët e verdhë” është anuluar për vitin 2019, por protestuesit nuk e kishin parë si të mjaftueshëm një veprim të tillë dhe kishin njoftuar se do t’i vazhdojnë protestat.

Deri më tani në protesta 3 persona kanë humbur jetën, 4 mijë e 99 persona janë ndaluar, kurse më shumë se 1 mijë të tjerë janë plagosur.

– Deklaratat e Macronit

Macron në një deklaratë në lidhje me protestat e “jelekëve të verdhë” kishte deklaruar se duke filluar nga viti 2019 paga minimale do të rritet për 100 euro.

Presidenti francez po ashtu kërkoi nga punëdhënësit që ata të cilët munden të paguajnë bonuse për fundvit për punëtorët e tyre.

“Jelekët e verdhë” dhe më shumë se gjysma e francezëve kishin vlerësuar si të pamjaftueshme këto deklarata të presidentit Macron.

– Sulmi i armatosur

Gjatë natës së ditës së martë në afërsi të tregut të krishtlindjeve në Place Kleber, një nga sheshet kryesore të qytetit, ishte kryer një sulm i armatosur, ku humbën jetën 3 persona, kurse 12 të tjerë u plagosën.

Pas këtij sulmi plani i veprimit për luftimin e terrorizmit ishte rritur në nivelin e “paralajmërimit të sulmit emergjent”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vitia: Në rast neglizhence nuk do të mund t’i përballojmë fluksit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore në lidhje...

Kurti: Qeveria dhe Kryeministri janë në detyrë deri në zgjedhjet e reja

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë....

Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

Janë konfirmuar dhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes...

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special...

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...