Qeveria greke e kryeministrit Tsipras i mbijeton votëbesimit

Mos i humb

Qeveria greke e kryeministrit Alexis Tsipras i ka mbijetuar votëbesimit në Parlamentin e Greqisë me 151 vota kundrejt 149 votave.

Procedura e votëbesimit të qeverisë u inicua nga vetë kryeministri Tsipras, me qëllim që të demonstronte se ka mbështetjen e shumicës në parlament, pavarësisht shpërbërjes së koalicionit qeveritar.

Tsipras mori 151 votat e nevojshme në parlamentin që numëron gjithsej 300 deputetë dhe me këtë qeveria e tij i mbijetoi votëbesimit. Sfida tjetër para kryeministrit është votimi për Marrëveshjen e Prespës, e arritur me Maqedoninë fqinje.

Kujtojmë se Panos Kammenos, ministri i Mbrojtjes në qeverinë e kryeministrit Tsipras dhe lider i partisë “Grekët e pavarur”, fundjavën e kaluar u largua nga koalicioni për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë.

Parlamenti i Maqedonisë tashmë ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, ndërsa Parlamenti i Greqisë pritet të bëjë të njëjtën gjë në ditën në vijim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit