Qeveria Haradinaj e “dështuar”

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë premtime të mëdha për 100 ditët e tij të para kur erdhi në pushtet, por ai ka dështuar t’i përmbushë ato, kështu është thënë në prezentimin e analizes “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe INDEP.

Përmes kësaj analize e shpalosur sot është vlerësuar perfomanca e kësaj Qeverie, e cila është bazuar në katër shtylla kryesore të politikave qeverisëse.

Sipas, përfaqësuesve të GAP analiza e performances së Qeverisë është përqendruar tek vendimet, programi legjislativ dhe nismat e reja ligjore, sikur edhe performanca e diplomacisë.

Dafina Elshani nga GSJP duke përmendur vendimet e Qeverisë sipas analizes së bërë del se ato janë jo ligjore me rastin e Shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Shkarkimi i anëtarëve të disa bordeve të agjencive të pavarura, falja e borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Elshani poashtu theksoi se ka qenë veprim i pamatur kompensimin për familjet të përfshirëve në Kumanovë që sipas analizës ky veprim i tillë shkel ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konfliktet të armatosura jashtë territorit.

Ndërkaq, Dardan Abazi nga INDEP përmendi Programin ambicioz legjislativ si dhe mungesën e diplomacisë në politikën e jashtme.

Abazi me këtë rast vuri në theks raportin shqetësues nga takimi i Kryeministrit Haradinaj që kishte me Fedrica Mogeherini, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Çështje të jashtme në Bruksel e cila në takim ishte tensionuar dhe kishte lëshuar sallën pasi që Kryeministri kishte kërkuar të përshpejtohej liberalizimi i vizave.

Abazi u shpreh me tej se veprimet e deritashme të kësaj Qeverie jo që e kanë fuqizuar por e kanë dobësuar edhe me tej.

Sipas tij, Qeveria vazhdon të marrë vendime iracionale dhe të nxitura edhe pas 100 ditëshit të parë, që demonstrohet me vendimin për rritje qesharake të pagave të Kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, mes tjerëve edhe zëvendësministrave.

Ndryshe, analiza e tri OJQ-ve shpërfaq edhe faktin se ministritë vazhdimisht dështojnë të përmbushin atë që është premtuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit