Qeveria Haradinaj për 400 ditë qeverisje 100 skandale

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar disa prej skandaleve të Qeverisë Haradinaj gjatë 14 muajve të qeverisjes së vendit nga kryeministri aktual, Ramush Haradinaj.

Këto skandale i bëri të ditur sot anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, i cili theksoi se qeveria me keqmenaxhimin e parasë është duke e shkatërruar në mënyrë indirekte ekonominë e vendit dhe sipas tij, Qeveria Haradinaj ka më shumë se 100 skandale në 400 ditë e qeverisjes, një ndër to edhe lista e veteranëve të rrejshëm, Bechtel Enka, Telekomi e shumë të tjera.

“Skandalet e Qeverisë Haradinaj në 400 ditët e qeverisjes kan arritur mbi 100 skandale dhe se këto po bëhen lajme ditore. Qeveria është duke ndikuar në mënyrë indirekte në ekonominë e vendit si në skemat sociale e pensionale. Qeveria Haradinaj ka degraduar ekonominë e vendit dhe po e rrezikon buxhetin e shtetit. Skandali me veteranet e luftës, manipulimi me pensionistët invalidore, pagimi i kompanisë Bechtel Enka me 53 milon euro pa asnjë arsye në kundërshtim me çdo opinion të palëve të përfshira e shumë skandale të tjera”, u shpreh Bislimi.

Më tutje, Bislimi shtoi se kjo qeveri duhet të ndalet, pasi që këto skandale janë vetëm duke u rritur dita ditës.

“Nuk ka dyshim që kjo qeveri ka meritat edhe për shumë skandale të tjera. Fatkeqësia e vetme është që Qeveria Haradinaj i sheh më tepër si një burim energjie. Sa me shpejt të ndalet kjo qeveri aq më i ulët do të jetë numri i skandaleve në vazhdim”, tha Bislimi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit