Qeveria hungareze nxjerr “jashtë ligji” të pastrehët

Mos i humb

Të flesh në stola parku, në zonat publike, tani është e jashtëligjshme në Hungari. Ligji është miratuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban, e ka hyrë në fuqi nga e hëna, por Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar atë mizor dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Ai nxjerr efektivisht jashtë ligjit jetesën në rrugë dhe është miratuar më herët nga Parlamenti në qershor. Qeveria thotë se lejimi i policisë për të larguar të pastrehët që flenë në ambiente publike është në interes të shoqërisë.

Dhjetëra e mijëra persona përllogaritet se janë të pastrehë dhe flenë rrugëve në Hungari. Ligji, që hyri në fuqi të hënën, është një version më i ashpër i një paraardhësi të tij të vitit 2013, që e bëri fjetjen në parqe apo rrugë krim të dënueshëm me gjobë.

“Qëllimi i tij është të garantojë që të pastrehët të mos qëndrojnë nëpër rrugë gjatë natës dhe qytetarët të përdorin hapësirën publike pa u cënuar”, tha Sekretari i shtetit për Çështjet Sociale, Attila Fulop.

Në qershor, Kombet e Bashkuara e quajtën ligjin mizor dhe të papërshtatshëm me Kartën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Cili është krimi që kryejnë këta të pastrehë? Fakti që përpiqen të mbijetojnë?”, pyeste OKB-ja në një letër drejtuar qeverisë. Në qendrat e hapura nga shteti ka rreth 11 mijë vende në dispozicion për të pastrehët. Por, ekspertët thonë se të paktën 20 mijë persona janë të pastrehë në të gjithë vendin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit