Qeveria jashtëligjshëm planifikon punësimin e banorëve të Hadës dhe të Shipitullës në KEK

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj po synon që në mënyrë të jashtëligjshme të përmbushë premtimin për punësimin e 100 banorëve të Hadës dhe Shipitullës në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Edhe pse Ligji i punës kërkon që të gjithë kandidatët të jenë të barabartë dhe të padiskriminuar, Qeveria në mbledhjen e 12 shkurtit të këtij viti ka marrë vendim për caktimin e Komisionit dhe hapjen e procedurave të punësimit për banorët e shpronësuar të Hadës dhe Shipitullës për vendet e punës në mihjet sipërfaqësore, dhe prodhimit të energjisë elektrike.

Ky komision do të ketë në përbërje përfaqësues nga Zyra e kryeministrit, Komuna e Obiliqit, KEK-u, si dhe përfaqësues të banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë, shkruan Koha Ditore. Në bazë të këtij vendimi të Qeverisë, Komisioni ka për obligim që të fillojë procedurat për verifikimin dhe propozimin e vendeve të punës në mihjet sipërfaqësore dhe prodhimit të energjisë elektrike sipas elaboratit të KEK-ut dorëzuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit