Qeveria kanadeze përfshin edhe studentët në pakon e ndihmës prej 9 miliardë dollarësh

Mos i humb

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në dy ditët e fundit janë regjistruar 2.671 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 arrin në 90.190.

Në të njejtën kohë, numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur për 278 dhe tani qëndron në 7.136.

Marc Garneau, ministri federal i Transportit, tha se ndalimi i hyrjes në ujërat kanadeze për anije me më shumë se 100 pasagjerë është vazhduar deri më 31 tetor të vitit 2020, si pjesë e masave të marra kundër COVID-19.

Vitin e kaluar, 140 kruizerë transportuan më shumë se dy milionë vizitorë në portet kanadeze.

Qeveria federale e Kanadasë ka përfshirë studentët në paketën e ndihmës prej 9 miliardë dollarësh, të destinuar për njerëzit që humbën punën për shkak të pandemisë.

Kryeministri Justin Trudeau tha më herët se kushdo që ka humbur punën e tij, përfshirë studentë, mund të kërkojë ndihmë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit