Qeveria: Lista Serbe nuk është larguar përfundimisht

Mos i humb

Pavarësisht se Lista Serbe ka deklaruar se ka braktisur koalicionin qeverisës, largimi i përfaqësuesve të këtij subjekti politik nga Qeveria e Kosovës nuk është final, kanë deklaruar zyrtarët e kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi thotë për Radion Europa e Lirë se kryeministri Haradinaj, në vazhdimësi është duke kontaktuar me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe i ka ftuar ata që të kthehen në Qeveri.“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke vazhduar diskutimin apo komunikimin me përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeveri. Deri më tash nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket largimit përfundimtar të tyre. Kryeministri Haradinaj u ka bërë thirrje që ata të kthehen në detyrat që i kanë si ministra dhe në postet tjera qeverisëse. Në ndërkohë, puna në këto ministri po vazhdon me bartësit e tjerë. Do të thotë, nuk ka asgjë definitive dhe finale për sa i përket largimit të Listës Serbe dhe në anën tjetër, kryeministri dhe Qeveria po vazhdojnë të kenë konsulta dhe komunikime me ta, për rikthim në detyra”, tha Gashi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit