“Qeveria mashtron puntorët e Trepçës”

Mos i humb

Më rastin e vendimit nga Qeveria e Kosovës për statutin e ri për Trepçën, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për mediat për shpalosjen e vërejtjeve nga sindikata e puntorëve të cilat nuk kanë qenë të pranishme në këtë status.

Lideri  i  Vetëvendosjes, Albin Kurti theksoi se krerët e sindikatës po ndihen të mashtruar nga kryeministri aktual, pasi që statuti nuk është përpiluar nga bordi i Trepçës, por vetëm është servuar aty nga qeveria.

Kurti më pas bëri të ditur se në ligjin e ri të dërguar nga Qeveria e Kosovës për statusin e ri të Trepçës nuk kanë qenë të pranishme vërejtjet nga sindikata e puntorëve të Minatorëve të Trepçës.

“Trepça përveç se histori është edhe shumës i zhvillimit të madh për Kosovën.Në takimin me puntorët e sindikatës kemi dëgjuar shqetësimet e mëdha të tyre lidhur me statusin e ri. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqeri Sadiku dhe bashkëpuntorët e tij ndiheshin të mashtruar nga kryeministri Haradinaj me statutin e ri për Trepçën lidhur me të drejtat e tyre sociale. Qeveria ka servuar vetëm statutin e ri e jo edhe vërejtjet e punëtorëve “, tha Kurti duke shtuar se një qeveri e cila nuk investon asnjë investim kapital për Trepçën dhe nuk ka përkushtim për Trepçën do të thotë se kemi një qeveri që nuk e ka mendjen aty.

Ndërsa, Ish-drejtori i Trepçës, Nazmi Mikollovci tha se ky ligji i ri për Trepçën po e ndan Trepçën prej Ibrit, që sipas tij Trepça po bëhet gati për privatizim në pjesën e jugore të Mitrovicës.

“Qeveria knaqet me këtë pjesë të Trepçës që do të thotë kthimi i Trepçës në shekullin e mesëm. Mungesa e strategjisë dhe vizionit të Kosovës po sjellin korrupsion të lartë dhe ligje të korruptuara. Trepça më këtë status do të hup zhvillimin dhe do të mbetet në bujqësi dhe xehetari dhe prej këtyre të dyja asnjë shtet nuk është pasuruar. Ky statut siç është dërguar e nxjerr bordin prej 9 anëtareve, një prej tyre e zgjedh bordi dhe tre prej tyre do të jenë të komitetit serbë”, tha Mikollovci duke shtuar më pas se ky ligj po e ndan Trepçën prej Ibrit dhe po privatizohet në pjesën e Jugut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit