Qeveria miraton marrëveshjen Thaçi -Vujanoviç për demarkacionin

Mos i humb

Qeveria e Kosovës me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë ka mbajtur një minutë heshtje për dëshmorët e rënë në luftën për liri.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot me përulje kujtojnë të rënët për liri. Ndërsa e ka quajtur të arritur të Kosovës arritjen e marrëveshjes mes presidentit Thaçi dhe Vujanoviq për demarkacionin mes dy vendeve.

Ai tha se me këtë aneks marrëveshje janë krijuar rrethanat që e drejta e Kosovës në territor dhe janë kriju rrethanat që Kuvendi të jetë unik në ratifikimin e demarkacionit.

Haradinaj tha se Kosova po tregon zotësi qe të gjitha temat e mëdha t’i zgjedh.

Haradinaj tha se kjo zgjidhje meriton përkrahje. Qeveria me unanimitet miratoi aneks marrëveshjen e arritur mes Thaçit dhe Vujanoviçit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit