Qeveria ndan 109 milionë lekë për komunitetet fetare, KMSH përfiton më shumë

Mos i humb

​Fluturimet në “Adem Jashari” bëhen në intervale 45 minuta ndërmjet aterrimeve

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar edhe vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë nr. 02/08 të datës 23 qershor...

Gjermania mund ta vendosë në agjendë liberalizimin e vizave nëse ka shumicë të kualifikuar

Kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian e përfundon të martën në mesnatë Kroacia ndërsa nga nesër do t’i takojë Gjermanisë. Presidenca Gjermane...

Guvernatorja e Tokios fiton mandatin e dytë

Yuriko Koike fitoi zgjedhjet në raundin e dytë për bashkinë e Tokios dhe fitoi mandatin e dytë radhazi si guvernatore e kryeqytetit...

Greqi, rriten rastet e reja ‘të importuara’ me infeksionin Covid

Në Greqi po rritet frika përsa i përket numrit të rasteve të reja të infeksionit nga koronavirusi, të cilat duket se janë...

Komunitetet fetare në vend do të përfitojnë këtë vit 109 milionë lekë mbështetje financiare. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme. Nga 109 milionë lekë të akorduara nga qeveria, pjesën më të madhe, 31 milionë lekë i kalojnë Komunitetit Mysliman që është më i madhi, ndërsa pjesa tjetër komuniteteve të tjera fetare.

VENDIMI
1. Masa e financimit, nga buxheti i vitit 2018, prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, të përdoret, si më poshtë vijon:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 680 000 (tridhjetë e një milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 11 520 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e njëzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 punonjës të administratës;

ii. 20 160 000 (njëzet milionë e njëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 140 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 20 016 000 (njëzet milionë e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 139 punonjës të administratës;

ii. 5 760 000 (pesë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 776 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 6 336 000 (gjashtë milionë e treqind e tridhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 44 punonjës të administratës;

ii. 19 440 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e katërqind e dyzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 135 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 768 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, të ndarë në:i. 3 744 000 (tre milionë e shtatëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 26 punonjës të administratës;

ii. 15 024 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëzet e katër mijë) lekë, përkatësisht:

– 12 024 000 (dymbëdhjetë milionë e njëzet e katër mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;

– 3 000 000 (tre milionë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër.

iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë për shkak të pozitës së veçantë si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2018, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit maj të vitit 2018.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....