Qeveria ndan 11 milionë euro për shëndetësi

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka ndarë 11 milionë euro për shëndetësinë.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.

Shuma prej 11 milionë euro do të përdoret për furnizim me barna, material shpenzues, si dhe për trajtime jashtë vendit.

Ndryshe, në mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një draft koncept-dokumentin për financimin e subjekteve politike.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se qëllimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies.

“Financimi i subjekteve politike është i rregulluar me ligj. Është një problematikë dhe shqetësim i dalë nga organizata te ndryshme”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit