Qeveria ndan mbi 66 mijë euro për shtesat e prokurorëve specialë

Mos i humb

Qeveria e Kosovën ka marrë vendim që të ndajë mjete për shtesat e pagave të prokurorëve të Prokurorisë Speciale.

Bëhet fjalë për vlerën prej 68 mijë e 800 euro. Shtesa për prokurorët ka vlerë 400 euro, ndërkaq për kryeprokurorin prej 500 eurove.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se nga themelimi i Prokurorisë Speciale prokurorët kanë marrë shtesa.

Ai ka thënë se këto shtesa kanë qenë prej 800 euro, kurse për vitin 2018 ato janë përgjysmuar.

“Për shkak të ngritjes së pagave këto shtesa sa kanë qenë 800 po i ulim në 400 euro pasi që pagat e tyre janë rritur gjatë vitit 2018”, ka thënë Tahiri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit