Qeveria të veprojë me urgjencë edhe ndaj KEDS-it

Mos i humb

Komunikatë për medieLëvizja për Drejtësi – LD  23.03.2020 

Prishtinë 

Qeveria të veprojë me urgjencë edhe ndaj KEDS-itLëvizja për Drejtësi konsideron se vendimet të cilat mirren për të ia lehtësuar jetën qytetarëve tonë në këtë kohë krize të shkaktuar si rezultat i pandemisë COVID – 19, duhet të respektohen në përpikëri.

Madje, është obligim i qeverisë që përmes instrumenteve të saj të mbikëqyr zbatimin e tyre. Lëvizja për Drejtësi me shqetësim ka konstatuar se inkasantët e KEDS-it, janë detyruar të dalin të punojnë në terren, duke bërë regjistrimin e orëve, në kohën kur distanca sociale e qëndrimi në shtëpi është alternativa më e mirë për mbrojtje nga COVID 19.

Regjistrimi i orëve nëpër shtëpi e banesa nga inkasantët e KEDS-it paraqet rrezik për shëndetin e tyre dhe mundësi të përhapjes së virusit nga një vend në vendin tjetër. Kjo praktikë duhet të ndalet menjëherë dhe regjistrimi i orëve të shtyhet për muajin në vijim.

Përndryshe, i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të veprojë menjëherë për të detyruar KEDS-in të përmbahet nga ky veprim. 

Në rast të mos veprimit të menjëhershëm nga ana e institucioneve, Lëvizja për Drejtësisë e konsideron neglizhencë e cila mund të marrë jetë qytetarësh të vendit tonë.Kërkojmë reagime të shpejta institucionale për shkak gjendjes tashmë emergjente për shëndetin publik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit