Qeveria thotë se nuk ka marrë kërkesë nga Amerika për heqjen e taksës

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka mohuar se Amerika ka dorëzuar kërkesë për pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë.

Në media është raportuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar heqje të menjëhershme të taksës, të përmbledhur në tetë pika.

Mirëpo këtë e kanë mohuar për lajmi.net nga Qeveria e Kosovës.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për lajmi.net se Qeveria nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga SHBA-të.

“Qeveria nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga SHBA-të në lidhje me këtë çështje”, ka thënë shkurt Gashi për lajmi.net.

Ky është qëndrim administratës amerikane, i përmbledhur në tetë pika kryesore:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit