Qeveria Zvicerane pro ndihmës prej 1.3 miliard frangash për BE-në

Mos i humb

Këshilli Federal i Zvicrës mban parimisht qëndrimin për të vazhduar dhënien BE-së të ashtuquajturin “Fond të Kohezionit”.

Siç dihet ky fond është i dedikuar për mbështetjen e zhvillimit të atyre vendeve në kuadër të BE-së që qëndrojnë më dobët ekonomikisht, kryesisht “vendeve të reja”, nga Europa Lindore.

Vëllimi i kësaj ndihme do të jetë 1.3 miliard franga. Ajo përqendrohet më së shumti në promovimin dhe mbështetjen e arsimimit profesional në vendet e përmendura. Ndërsa 200 milionë franga të ke¨saj shume janë paraparë për masat që shtetet përkatëse duhet të marrin në fushë të migracionit.

Por, Këshilli Federal tash duhet ta dergojë këtë vendim të vetin për konsultim. Pas kësaj ai do ta bëjë vlerësimin e përgjithshëm të shkallës së marrëdhënieve me BE-në, para se ta kalojë atë në parlament.

“Miliardi i kohezionit” bëhet i kontestueshëm tash në kohën kur Zvicra ka vështirësi në marrëdhëniet me BE-në. Ato janë shkaktuar pas paralajmërimeve të BE-së për ndëshkim të Zvicrës, si përgjigje për tendencat që ka treguar kjo e fundit për të kufizuar lëvizjen e lirë me shtetet e BE-së./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit