Qindra studentë drejt Kryeministrisë: Prindërit nesër do bojkotojnë punën!

72
0

Rreth dy orë ka zgjatur komunikimi mes studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë së bashku kanë rënë dakord për përshkallëzimin e protestës.

Studentët kanë lajmëruar nëpërmjet mediave se nuk ka përçarje, por ata kanë vendosur që të ndahen në disa grupe, pasi një pjesë do të zhvendosen para Kryeministrisë, qindra kanë bllokuar rrethrotullimin e “Zogut të Zi” dhe një pjesë e turmës do të mbetet para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë studentët kanë paralajmëruar se nesër do të ketë një “black-out” në të gjithë Shqipërinë, pasi pritet që edhe prindërit e tyre që punojnë në uzina shtetërore ose fabrika private të lënë punën në shenjë proteste.

“Ditën e nesërme prindërit tanë do të bojkotojnë punën në institucione shtetërore dhe private. Do të shkaktohet një ngërç shtetëror. Do ta detyrojmë jo vetëm Ministrinë e Arsimit por edhe kryeministrin që t’i përgjigjet kërkesave të studentëve. Do të bllokohen dyert e Universiteve”, tha një prej studentëve për mediat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here