Qipro e vendos Zvicrën në “Listën e karantinës”

Mos i humb

Ata që duan të udhëtojnë në Qipro nga Zvicra, nga e enjtja (pasnesër)  i pret një ndryshim për të keq.

Përveç që duhet të kenë një test negativ të koronës, ata gjithashtu duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Këtë informacion  e jep Ministria e Brendshme e Qipros.

Ministria në fjalë e ka futur Zvicrën, së bashku me disa vende tjera si Austria, në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Prandaj kjo i bën udhëtimet turistike në këtë ishull mesdhetar, shumë më të vështira, nëse jo, të pamundura.

Vendet tjera me rrezik të lartë, sipas Qipros janë edhe Spanja, Franca, Kroacia dhe Republika Çeke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit