QKUK: 22 vjeçarja që humbi foshnjën ndodhet nën mbikëqyrje intensive

Mos i humb

22-vjeçaria që humbi foshnjën pasi që u godit nga një kamionetë të shtunën është duke qëndruar nën mbikëqyrje intensive.

Shpend Fazliu, Zyrtar për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka treguar për Gazetën Insajderi se 22-vjeçarja të enjten do t’i nënshtrohet një operimi në Klinikën e Ortopedisë.

“Zyra për informim ju konfirmon se pacientja ndodhet nën mbikëqyrje intensive të stafit mjekësor të intensives qendrore. E njëjta pritet t’i nënshtrohet ditën e enjte një operacioni në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Fazliu.

Të dyshuarit që shkaktoi lëndimin e 22-vjeçares sot i është përfunduar ndalimi prej 48-orësh ndërsa për momentin seanca dëgjimore për të është duke u mbajtur, shkruan Insajderi.

Personin e dyshuar i cili ka goditur me kambionetë një 22-vjeçare shtatzënë e cila më pas ka humbur foshnjën nga lëndimet e marra.

Zëvendës prokurori, Ibrahim Berisha ka thënë për Gazetën Insajderi se “prokuroria ka bërë kërkesën dhe për momentin janë në seancë dëgjimore”.

I dyshuari kishte goditur me kamionët 22-vjeçaren, T.H., e cila kishte qenë shtatzënë mirëpo pas lëndimeve të marra nga aksidenti ka humbur foshnjën

Aksidenti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë rreth orës 12:00.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit