Qumështi i devesë si superushqim, kërkesa për të sa vjen e shtohet!

136
0

Qumështi i devesë po shitet si superushqim në supermarketet amerikane e ato britanike, apo edhe “online” përmes faqeve si “Amazon”, e kërkesa për të sa vjen e shtohet.

Interesi është i madh si për qumështin e freskët, ashtu dhe për produkte që bëhen prej tij, përfshirë çokollatat, disa lloje djathtrash, akulloret dhe kremat e lëkurës.

Ky lloj qumështi po shihet me kureshtje të shtuar në perëndim, por ai vjen më i yndyrshëm dhe pak më i kripur në shije, e jo të gjithë janë mësuar me të. Por, shenjat pozitive nuk mungojnë. Shpresat janë që një treg i tillë të rritet dhe komunitete tradicionale të kenë një nxitje ekonomike për të shtuar tufat e tyre të deveve, numri i të cilave po vjen në rënie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here