Qytetarë kujdes, do të gjobiteni për hedhje të mbeturinave

Mos i humb

Ministri i Zhvillimit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në përmbylljen e fushtës “Ta pastrojmë Kosovën”, sot njoftoi se nga tani me anë të një udhëzimi administrativ, do të paditën të gjithë qytetarët që hedhin mbeturina në vende jo të përshtatshme.

“Kemi një udhëzim administrativ qe i padit të gjithë ata që hedhin mbeturina e nuk kujdesën për ambientin”, u shpreh Matoshi, derisa njoftoi se ministria ka një bashkëpunim me organizatën GIZ, e cila do të bëjë grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

“Mbi 300 mijë tonë mbeturina dhe mbi 100 mijë deponi që i kemi larguar. Kemi nënshkruar një marrëveshje me organizatën GIZ-me vlerë prej 70 milion euro për grumbullin dhe menaxhimin  e mbeturinave. Nga sot nuk do të lejojmë që asnjë person i papërgjegjshëm ta merr të drejtën ta dëmtoj ambientin që është i të gjithë neve”, u shpreh Matoshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit