Qytetari i ankohet Bashës: Kemi frikë të dalim në Shkodër

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt Malësisë së Madhe, ndërsa po zhvillon një takim me mbështetësit e selisë blu dhe qytatarët. Në takim me disa biznese familjare, Basha tha se mungesa e drejtësisë i ka çuar shqiptarët drejt dëshpërimit. Sipas tij, kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset duke i detyruar të mbyllin aktivitetin  e tyre.

Një pronar biznesi në Koplik iu ankua kryedemokratit, Lulzim Basha teksa tha se të gjithë kanë frikë të dalin në Shkodër pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur qytetin verior. Kreu i selisë blu pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës.

Bashkëbisedim me qytetarët:

Banori: Ne kemi frikë në Shkodër me dalë me pi kafe.

Basha: Drejtësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzve dëshpërimin. Tatimorët sillen si harbutë dhe vijnë për të zhvatur bizneset. Njerëzit duhet të punojnë me ndershmëri dhe me një garë. Duhet një ndryshëm i madh që të përfaqësojmë të gjithë këtë ndryshim. Pesë vetë e kanë kapur këtë vend. Ky sistem duhet shembur. Rama është i ikur edhe ai e di. Ne nuk luftojmë për pushtet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit