Qyteti i Cyrihut vjen me masa të reja kundër koronavirusit

Mos i humb

Në qytetin e Cyrihut, ashtu sikurse edhe në gjithë Zvicrën ka rritje të numrit të infeksioneve nga koronavirusi. Për të ndihmuar në parandalimin e infeksioneve të reja, këshilli i qytetit ka vendosur sot për marrjen e masave të mëtejshme.

Kështu, duke filluar nga e enjtja (10 shtator) bëhet e detyrueshme bartja e maskës në të gjitha zonat e aksesit publik të administratës së qytetit që kanë kontakt të rregullt me qytetarët. Kjo ka të bëjë, ndër të tjera me sportelet dhe sallat e institucioneve të administratës.

Popullsia do të informohet për detyrimin e ri të vënies së maskës, në hyrjet përkatëse. Nga e njëjta datë, bëhet e detyrueshme vendosja e maskës edhe në muzetë që operohen nga qyteti (Muzeu Rietberg, Helmhaus, Atelier Haller, NONAM).

Në shkollat fillore  publike hyn në fuqi detyrimi për maskë për të rriturit. Gjatë mësimeve, ky detyrim zbatohet vetëm nëse distanca minimale prej 1.5 metrash nuk mund të ruhet për më shumë se 15 minuta, njofton Këshilli i Qytetit.

Po kështu, detyrimi për maskë do të vendoset për të gjithë punonjësit në spitalet e qytetit, qendrat për të moshuarit dhe qendrat e kujdesit.

Këshilli i qytetit gjithashtu i kërkon elektoratit të votojë me letër (me postë) për referendumin  e 27 shtatorit. Për arsye sigurie, në dispozicion janë vetëm dy stacione votimi të pavarura nga zonat elektorale.

Kundër këtij vendimi është ngritur  një ankesë e cila tashmë ndodhet në procedim në Gjykatën Administrative të Cyrihut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit