Radikali Sheshel me ide të çmendur: Të shkëmbehen njerëzit, jo territoret

Mos i humb

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel ka komentuar idenë e fundit rreth shkëmbim te territoreve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Gjatë një interviste për një media në Beograd, ai ka dhënë një propozim për shkëmbim, jo të territorit, por njerëzve. Sheshel ka përmendur banorët e komunave të Luginës dhe qyteteve të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

“Le të shkëmbejmë popullsinë e dy komunave – shqiptarët nga Presheva në Shtërpcë dhe Shtërpcës në Preshevë. Është një shkëmbim i civilizuar i popullsisë që do të ketë pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve”, theksoi ai.

Më tej, shkruan indeksonline, Sheshel është shprehur i kënaqur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Serbinë.

“Diçka po ndodh në politikën amerikane. Ajo është duke ndryshuar dukshëm. Dhe në një farë mënyre, unë jam krenar nëse kontribuova në të, sepse ne e mbështetëm Donald Trumpin dhe të gjithë komunitetin serb në Amerikë e sugjeruam të votojë për të”, deklaroi Vojisllav Shesheli në televizionin kombëtar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit