Rakiç: Prishtina e Brukseli ta formojnë Asociacionin deri më 19 prill, ose do ta bëjmë vet

Mos i humb

Në një intervistë për “Politics”, Rakiç ka thënë që sipas tij autoritetet kosovare nuk mund të presin që njerëzit e poshtëruar nga ta, të mos mbrohen.

“Nuk mund të poshtëroni, të mos përfillni njerëz e më pas të prisni që ata mos të mbrohen” deklaroi Rakiç.

Ai përsëriti edhe njëherë ultimatumin e dhënë Prishtinës dhe Bashkimit Europian lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Përfaqësuesit e serbëve kanë vendosur që Prishtinës dhe Brukselit t’i ruajnë fytyrën deri më 19 prill, pra që të nisin formimin e Asociacionit të komunave Serbe, ose ne do ta bëjmë vet” ka thën Rakiç.

Rakiç është treguar i ashpër me mënyrën e arrestimit të Marko Gjuriqit, aksion të cilin ai që nga fillimi e quante kidnapim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit