Rama: Brenda pak javësh nis puna për Rrugën e Arbrit

Mos i humb

Kryeministri Rama u shpreh nga Lezha, në fushatën e qeverisë për llogaridhënie publike, se brenda pak javësh do të nisi puna në kantierin e Rrugës së Arbrit.

“Do të fillojë puna dhe nuk do të ndalojë më në këtë rrugë. Do të vazhdojmë edhe me disa investime në jug. Ama pa borxhe dhe pa gropa financiare. Çdo rrugë do të fillojë dhe do të mbarojë. Kjo do të rrisë punësimin dhe ekonominë, do të ketë një impakt mjaft të rëndësishëm në ekonomi”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama njoftoi edhe nisjen e punës për rrugën Milot-Balldren, për të cilën tha se do të jetë një rrugë e standardeve ndërkombëtare.

Rama përmendi edhe njëherë aeroportin e Vlorës dhe atë të Kukësit, duke thënë se brenda këtij mandati do të kemi tre aeroporte. “Kjo do të ndihmojë në uljen e tarifave”, tha Rama./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit