Rama: Do ta ndërtojmë HEC-in e Skavicës me forcat tona.

Mos i humb

Kina zbulon një tjetër virus të frikshëm tek derrat!

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimitSipas BBC, e cila citon një grup ekspertësh, një grip i ri, i ngjashëm me...

Iran, shkon në mbi 11 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë...

Rusi, tejkalon mbi 641 mijë numri i rasteve me COVID-19

Sipas një deklarate nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, në 24 orët e fundit janë shënuar...

Koreja e Jugut planifikon rikthimin e masave kufizuese

Koreja e Jugut ka raportuar 42 infeksione të reja Covid-19 ndërsa infeksionet po rriten në mënyrë të qëndrueshme në kryeqytet duke detyruar...

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë ka premtuar ndër të tjera se do të ndërtohet shumë shpejt Skavica.


Rama theksoi se Skavica do jetë një vepër e vështirë, por do të jetë madhështore dhe mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim.

Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama.

Investimi nga qeveria shqiptare vjen pas dështimit për ta dhënë ndërtimin e Skavicës me konçesion teksa pesë vjet më parë, dy kompani turke, “Suzer” dhe “Nurol Holding” shprehën interes por që më vonë u tërhoqën.

Kryeministria – Siguria energjetike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar, që sot fuqizohet me hapjen e faqes së re të energjisë diellore, në finalizimin e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, me shpalljen e kompanisë fituese dhe çeljen e rrugës për një investim të konsiderueshëm për ekonominë e vendit dhe të ardhmen e tij💥#ShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 27. Mai 2020

Ndërtimi pritet të kushtojë 350 milionë euro çka shtron pikëpyetje se ku do t’i gjejë paratë qeveria shqiptare e cila po tërhiqet nga skemat e koncesionimit për klientë të vet. E njëjta pikëpyetje shtrohet edhe për projektet infrastrukturore, për të cilat nuk do të ketë më koncesione të pakërkuara.

Hera e fundit kur qeveria shqiptare ka ndërtuar diçka me paratë e buxhetit ka qenë rruga nacionale në Qafën e Llogorasë, që u krye nga forcat e xhenjos.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...

Të shtëna në një qendër tregtare në Alabama, vdes fëmija 8 vjeç

Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, Riverchase Galleria. Tre persona...

Katari përshëndet marrëdhëniet strategjike me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, ka përshëndetur marrëdhëniet strategjike të vendit të tij me Turqinë, (AA).