Rama: E vërtetë e madhe, por…! Manastirliu: Bëmë zgjidhjen e duhur!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me gjendjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë, të cilët janë rënduar gjatë periudhës së pandemisë, pasi nuk kanë mundur të marrin shërbimin siç duhet.

Kryeministri pranoi që ky është një shqetësim vërtet i madh, por shtoi se gjatë kësaj periudhe në të gjitha spitalet e botës ka ndodhur kjo gjë, ku strukturat shëndetësore janë fokusuar te pandemia.

“Pyetja në thelb ka një të vërtetë të madhe, një e vërtetë e gjithë planetit. Sot që po flasim SHBA ka një diskutim shumë të madh lidhur pikërisht me spostimin e një sërë aktivitetesh të tjera për të krijuar hapësirë për të fokusuar forcat te lufta me virusin. Ne nuk pritëm dhe kjo strukturë që shikoni sot nuk ka lidhje fare me këtë që thoni. Se u bë, se s’u bë kjo strukturë, kjo nuk do të ndryshonte në aspektin e shqetësimin që ju ngrini, planifikimin e aktiviteteve rutinë. Të mos i ngatërrojmë gjërat”, tha Rama.

Manastirliu: Pyetjet tuaja janë shumë me vend, sepse gjithë sistemet shëndetësore janë përballur me këtë problem. Për këtë arsye, ne duke ndjekur të gjithë udhëzimet, vendosëm që për asnjë moment të mos peuzllonim aktivitetin kirurgjikal për sëmundjet malinje. Në sistemin tonë shëndetësor këto nuk janë ndërprerë për asnjë moment. Edhe për shërbimin e specializuar nuk janë mbyllur klinikat. Është e vërtetë që ne i kemi pezulluar, kemi kërkuar të mos ketë fluks të madh, por kemi bërë maksimumin tonë Brenda sistemit.

Mendoj se kemi gjetur zgjidhjen e duhur. Kjo ishte strategjia e duhur që COVID të mos shpërndahej në gjithë vendin, sepse sot do të ishim duke bërë disa balance të tjera. Kufizi është bërë nga nevoja, jo nga dëshira. Në bazë të të dhënave, fakteve dhe statistikave ne i jemi përgjigjur shumicës dërrmuese të nevojës në sistem. Ka vijuar puna edhe me kirurgjitë, edhe pse me reduktim, që është bërë për të mbrojtur qytetarët. Është cilësia, ajo që duhet të na udhëheqë, sidomos në një situatë pandemie.

🟢 Pas shumë kohe live me gazetarët për përballimin e derikëtushëm e të mëtejshëm të situatës së Covid19 në Shqipëri dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve me interes për ta

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 2. Juni 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit