Rama : Fjalët e arta në mbrojtje të hebrenjve!

Mos i humb

Përurohet memoriali i parë për holokaustin në Tiranë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili mes të pranishmëve kujtoi një histori, që siç tha bën me nder jo vetëm klerin por çdo shqiptar.

“Mbetet e jashtëzakonshme për historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të të cilit u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi, kur u konsideruan si pala me të cilët pushtuesit mund të negocionin, iu kërkuan dy gjëra: E drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit, të krishterë dhe myslimanë dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së vetë klerit: Arin po, hebrenjtë jo!”,- tha Rama.

Sipas tij, “Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimin për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si një histori që tregohet në momente ceremoniale apo ditë të shënuara por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar brez pas brezi, që iu duhet kaluar me përkushtim fëmijëve tanë se brenda saj ka shumë anë, si anët e një guri të çmuar që ngado ta rrotullosh shkëlqen duke krijuar vezullime e ngjyra të ndryshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit