Rama, fshesë në PS-në e Tiranës: komandon Ulsi Manjën në njësinë 11

Mos i humb

Edi Rama alarmohet në uljen e aksioneve të PS-së në Tiranë largon grupin aktual drejtues dhe emëron Ulsi Manjën si një nga drejtuesit në Tiranë.

Pas largimit të Saimir Tahirit nga PS dhe zëvendësimit të tij në detyrën e drejtuesit politik të Tiranës me Blerina Gjylametin, Rama ka bërë disa ndryshime në riorganizimin e partisë për këtë degë.

Ulsi Manja është catuar si deputet përgjegjës për njësinë 11, teksa deri më tani ka mbuluar zonën e Paskuqanit.

Rakip Suli largohet nga Lapraka dhe i caktohet të mbulojë Bashkinë Kamëz.

Klotilda Ferhati do të mbulojë njësinë 3 në vendin e lënë bosh nga Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit është caktuar drejtuese politike e qarkut Dibër.

Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon si përgjegjës tek njësia 4 në vend të Blerina Gjylametit, e cila mban tashmë një detyrë më të lartë partiake.

Duke ju referuar zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2019, kreu i PS-së Edi Rama mësohet të ketë thënë në kryesi se “nëse PS hyn tani në zgjedhje, me këtë nivel organizativ, rrezikon të fitojë ose të humbasë për 10 vota, siç ndodhi në vitin në 2011 në Tiranë”, ndaj ka kërkuar mobilizim total të strukturave. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit