Rama, ftesë për “Kryeprokurorin”, Basha: Po shkelet Kushtetuta

Mos i humb

Pak orë përpara diskutimeve në Kuvend për Kryeprokurorin e ri, Kryeministri Edi Rama ftoi kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Edi Rama i kërkoi kreut të opozitës Basha që të ulen bashkë në një tryezë për emrin e atij që do të zëvëndësojë në krye të organit qëndror të akuzës Adriatik Llallën, ndërsa propozon që Qeveria dhe opozita ta bëjnë bashkë rrugën deri në qershor 2018, kur pritet të çelen negociatat me BE, pasi vendi është përballë një mundësie historike.

Por, ftesës së Ramës për t’u ulur në bisedime, Lulzim Basha nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë. Përmes një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, PD rendit arsyet përse kundërshton procedurat për kryeprokurorin e ri, duke theksuar se Kushtetuta e thotë qartë se mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

E në mungesë të këtij institucioni të pavarur të drejtësisë është e pamundur që Kuvendi të marrë këtë kompetencë. Në letrën e saj PD thekson se Kushtetuta parashikon zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm vetëm kur prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe. Ndaj, opozita kërkon ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë procedurës për zgjedhjen e pasuesit të Llallës.

Pas deklaratës së ambasadorit Lu, Edi Rama ripërsëriti ftesën për dialog. Përmes rrjeteve sociale, Rama i drejtohet Bashës me një ftesë “për të folur shqip për Shqipërinë dhe që të mos presë që Kushtetutën t’ja lexojnë të huajt”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit