Rama: Greqia zbatoi një të drejtë ndërkombëtare, gjithçka të zgjidhet me palë të tretë

Mos i humb

Protestat kundër qeverisë, qindra të arrestuar në Bjellorusi

Policia në Bjellorusi ka arrestuar qindra persona dhe përdori gazin lotsjellës dhe granata tymi kundër protestës së të dielës. Në kryeqytetin Minsk,...

Qeveria e Kosovës merr përsipër subvencionimin e prodhimit të qumështit

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me përpunuesit e qumështit ka thënë se janë dakorduar që Qeveria të merr përsipër të subvencionojë prodhimin...

Fillojnë shërbimet specialistike në QKUK, do të bëhet hapja graduale e të gjitha shërbimeve shëndetësore

Pas rënies së numrit të të infektuarve me koroavirus, sot është bërë hapja e të gjitha shërbimeve specialistike në QKUK.

Irani goditet nga një tërmet 5.2 ballë

Një tërmet me fuqi prej 5.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi rajonin Golestan në verilindje të Iranit. Në...

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Athinë, në takimin e organizuar nga “The Economist” me titull “Ballkani Perëndimor përtej 2020”, duke folur për çështjen e detit me Greqinë, deklaroi se gjithçka duhet zgjidhur me palë të tretë ose gjykata ndërkombëtare.

“Duhet të shikojmë dallimet mes nesh si thesar, duke ua lënë trashëgimi fëmijëve, këtë burim të madh energjie dhe harmonie. Duhet të mos ketë urrejtjes mes ballkanasve. Kur bëhet fjalë për detin, ta zgjidhim me palë të tretë ose me anë të gjykatave ndërkombëtare, që të mos përdoren nga politikanë si patriotë.

Imagjinoni që kryeministri grek thotë se do të shtojmë 12 milje kufirin detar, sipas Konventës Ndërkombëtare dhe një të drejte të Greqisë. Kjo bën që në Shqipëri të ndizet debati në rrjetet sociale. Ne kemi marrëdhënie strategjike si me Turqinë dhe me Greqinë. Të dyja shtetet janë të rëndësishme për Europën. Duhet dialog i mirfilltë. Marrëdhëniet konstruktive Greqi – Turqi janë diçka e mirë për Europën”, tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se BE sot nuk është në formën më të mirë, duke shtuar se Shqipëria duhet të forcojë marrëdhëniet me fqinjët.

“Ne duam të jemi në BE dhe të gjithë punojmë për projektin e Bashkimit Europian. BE po vuan nga shumë shpërqendrime. Është kyçe për Shqipërinë është që të zgjidhë marrëdhëniet me fqinjët, sidomos ata të së shkuarës.

Ka shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, ka shumë grekë që jetojnë në Shqipëri, kështu që shtetet tona kanë raporte të ndërsjellta. Kështu është çdo vend në rajon, andaj duhet të ushqejmë raporte sa më të mira”, deklaroi Rama.

Athinë – Në takimin e organizuar nga “The Economist”: Ballkani Perëndimor përtej 2020-s

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 16. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Makarona me Brokoli dhe Gjizë – Të Mrekullueshme për Darkë

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur. Kërkon vetëm pak minuta për t’u...

Presidenti serb, Vuçiç: Marrëveshjet me Kosovën duhet të zbatohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se e gjitha marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen. Sipas tij, ato...

Kosovë : Janë regjistruar 54 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit .

72 TË SHËRUAR DHE 54 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe i nominuari demokrat Joe Biden do të ballafaqohen në debatin e parë të martën në mbrëmje, e...

Policia rrugore/ Aksion ‘blic’ për shoferët e dehur që drejtojnë makinën

Nisur nga gjendja rënduar e shkeljeve rrugore dhe përfshirja në ngjarje rrugore e disa mjeteve, Policia Rrugore organizoi kontrolle të befasishme për...