Rama: Heronjtë e këtij populli bënë të pamundurën realitet

Mos i humb

Gjatë seancës së shkurtër solemne të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë, fjalën e ka marrë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se një dekadë më parë, pas thuajse një shekulli përpjekjesh, Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike, duke u bërë shteti më i ri në hartën e Europës dhe të botës.

“Vetëm dy dekada më parë, premtimi i Pavarësisë së Kosovës ishte më shumë utopi sesa një objektiv i realizueshëm, por heronjtë e dalë nga gjiri i këtij populli bënë të pamundurën realitet”, theksoi ndër të tjera Rama.

Më tej, ai vuri theksin edhe te dialogu i vështirë i Prishtinës me Beogradin, për të cilin tha se, edhe ky, pas disa vitesh do të jetë thjesht një histori./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit