Rama i “bindet” Bashës: 100 mijë euro ndihmë Greqisë

Mos i humb

Qeveria Rama ka vendosur të lëshojë një “kovë ujë” në zjarrin e llahtarshëm grek që ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore. Ajo vendosi të ofrojë një ndihmë prej 100 mijë eurosh për fqinjët në hall, gjë të cilën e kërkoi këmbëngulësisht dhe kreu i opozitës Basha, gjatë një mesazhi ngushëllues një ditë më parë.

Shuma do të shkojë për lehtësimin sadopak të pasojave nga zjarret, shoqëruar nga fjalët e kryeministrit Rama:

“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, shkroi ai në Facebook. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit