Rama i përgjigjet Mustafës/ Më befasoi, kam respekt, por gjuha e përdorur…

66
0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Ohri deklaratave të Isa Mustafës, lider i LDK-së, i cili e quan nismën për “mini-Shengenin Ballkanik” si “Jugosllavia e re”.

Në një komunikim me gazetarët shqiptarë, pas konferencës së përbashkët me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama theksoi se deklaratat e Mustafës e kanë befasuar.

Rama u shpreh se ka respekt për Isa Mustafën, por ka opinion të ndryshëm nga ai. Ndërsa e cilësoi gjuhën e përdorur nga Mustafa si jo fort elegante, Rama u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me “Jugosllavinë e re”.

“Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij.

Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë. të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here