Rama inspekton kantierin e ndërtimit të shkollë 26 Marsi në Kavajë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme kantierin e ndërtimit të një shkolle në Kavajë, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 52 viktima.

Teksa shoqërohej nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kryeministri u njoh me projektin në fjalë si dhe afatet e përfundimit të godinës. Po ashtu ai i sugjeroi kryetarit të Bashkisë së Kavajës, që të krijohet mundësia që të shpronësohen edhe disa godina që ndodhen në territorin e kësaj shkolle, në mënyrë të tillë që të ketë më shumë mjedise për këtë institucion.

Ndërkohë, ministri Ahmetaj tha se afati i përfundimit të kësaj shkolle, dhe jo vetëm, është 26 nëntori.

“Në 26 nëntor, e kanë detyrim që ne të vijmë të fusim vet nxënësit në shkollë. Zonat ku do bëhen pallatet janë pronë e bashkisë dhe i jep mundësi ehe për zhvillim urban komunitar.”, tha ai.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKËKavajë – Në një nga 9 kantieret e infrastrukturës arsimore të Rindërtimit, e cila do të rilindë mbi gërmadhat e 26 nëntorit, si një transformim rrënjësor i hapësirave e kushteve për nxënësit e mësuesit📚#KAVAJAqëDUAM❤️#PërShqipërinëqëDuam🇦🇱NË YOUTUBE 👉 https://youtu.be/eVZVt-QGUCw

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 2. Juli 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit