Rama jep lajmin e mirë: Nga e hëna riatdhesohen shqiptarët e bllokuar jashtë, avionët pa pagesë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se duke nisur nga e hëna do të vihen në dispozicion disa avionë të kompanisë ‘Air Albania’, për të sjellë në Shqipëri të gjithë ata shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, për shkak të mbylljes së kufirit nga COVID-19.

Ai tha se këto fluturime do të jenë pa pagesë, dhe se kjo kërkesë i është bërë kompanisë shqiptare që t’i sjellë shqiptarët.

“Shteti sa të mundet, secili për shtetin sa i takon. Duke u kthyer tek njerëzit që kanë ngelur rrugëve jashtë shtetit, ne do të nisim avionë. Dhe do të adresojmë ditën e hënë fluturimet. Nesër do të publikojmë listat me avionët për riatdhesimin. Misionet janë pa pagesë. I takon Lagushit t’i sjellë njerëzit tanë në shtëpi. Në këtë hall të madh kombëtar i kam kërkuar kompanisë qe të qënit shtëpia e shqiptarëve në mbarë botën e mos të kërkoj lekë. Ky mesazh përcillet tek ju thjesht se unë nuk jap premtime kot. Ne nuk jemi shtet i madh, dhe me fuqi të pakufishme”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit