Rama lajmëron lehtësimin e masave: Orari i pazarit 90 minuta, punonjësit mund të lëvizin me makina private, por kujdes

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Edi Rama në komunikimin live përmes Facebook njoftoi lehtësimin e masave të vendosura nga qeveria për disa kategori, por nëse ka shkelje do të ketë penalizime më të forta se asnjëherë tjetër.

Ai tha se orari për të bërë Pazar do të rritet nga 60 minuta në 90 minuta dhe se qytetarët mund të dalin për Pazar me automjetet e tyre. Po ashtu njoftoi se bizneset që tani lejohen të punojnë, kanë mundësi të thërrasin në punë punonjësit e tyre.

“Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve për punonjësit e bizneseve të lejuara në punë, por jo marrja në këto automjete e familjarëve. Nëse personi në fjalë do kapet me familjen do dënohet me gjobë, heqje të lejes së drejtimit, sekuestrim mjeti, deri në heqje lirie. Marrja në makinë e pensinistëve po ashtu do marrë ndëshkim me disa vite deri në heqje lirie. Do të hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e cojmë në 90 minuta, kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur por me sanksione të forta, heqje e lejes së drejtimt në raste shkeljesh”.

Ai tha ndër të tjera se pritet të shihet edhe kjo javë për të ndryshuar masat që janë ende në fuqi dhe zëvendësimin e tyre me masa më të lehta sa i përket lëvizjes së qytetarëve.

🔴BASHKËBISEDIM ME JU*këtë javë do të vazhdojmë me të njëjtin regjim*kush has në problem me bankën për këstet e kredive të ankimojë online në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve*qeradhënësit pa të ardhura të tjera të aplikojnë në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të përfituar nga Paketa e Zgjeruar*masat lehtësuese do nisin nga java e ardhshme dhe brenda 24 orëve do të shpallim masat e rritura ndëshkimore*kush do të vijë në kufirin tokësor dhe është rezident në vende të tjera, do të kthehet mbrapsht, ndërsa kushdo tjetër do të karantinohet 14 ditë brenda në dhomë, në struktura hoteliere pranë kufirit dhe me shpenzimet e veta.

Gepostet von Edi Rama am Montag, 6. April 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit