Rama paralajmëron edhe TAP: Nuk do e hapni gazin pa bërë rrugën…

Mos i humb

Gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama, Kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu ngriti shqetësimin e dëmtimit të rrugës Berat-Çorovodë dhe amortizimin e Ujësjellësit të qytetit. Spahiu është shprehur se dëmtimi i rrugës ka ardhur nga TAP ndërsa ka kërkuar rikonstruksionin e rrugës. Kundrejt shqetësimit të paraqitur, Rama u shpreh se për rrugën duhet të ketë rehabilitim të plotë, pasi ajo është shumë e rëndësishme për strategjinë e turizmit.

Nesim Spahiu: “TAP na ka dëmtuar rrugën Berat -Çorovodë. Nëse na duhej një orë tani na duhen dy orë. TAP duhet ta riparojë atë rrugë, sepse që kur ka ardhur TAP është dëmtuar.”

Edi Rama: TAP duhet patjetër jo të kthejë në gjëndjen e mëparshme , patjetër të shtrojë siç duhet rrugën Berat- Çorovodë, rehabilitim të plotë. Këtë ministri ia ka bërë shumë të qartë. Ia ka bërë aq të qartë sa ata nuk do të hapin gazin pa bërë rrugën. Sepse për ne është shumë e nevojshme ajo rrugë për strategjinë e turizmit.

Nesim Spahiu: Ujësjellësi i skraparit është plotësisht i amortizuar

Rama: Jam i vetëdijshëm për situatën e ujësjellësit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit