Rama pas deklaratës së Bashës: Kthimi i opozitës jashtëparlamentare, për t’u përshëndetur

Mos i humb

Pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë nga selia blu tha se opozita nuk do ta braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore, me argumentin se kjo gjë vonon largimin e Ramës, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan:

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.”

Ndërkohë më herët, Basha deklaroi:

“Ne do tu japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Loja e Ramës se duke shkatërruar Teatrin do shkatërronte reformën apo se do merrte peng procesin e integrimit doli zbuluar. Të gjithë e panë planin e tij mafioz. Ne jemi të vendosur të mos ta lejojmë këtë. Ne do t’u japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Nis fillimi i drejtësisë popullore, për teatrin, ekonomine dhe vendin. Sepse ai po sillet si një kriminel që po shkel ligjet dhe Kushtetutën. Do përfundojmë një orë e më parë reformën zgjedhore që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve dhe procesit të integrimit. Rama duhet të largohet një orë e më parë me votë të lirë. Ne s’do braktisim kurrë reformën zgjedhore sepse vonon largimin e Ramës.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit