Rama pret ministrin e Brendshëm francez: Do vazhdojmë të frenojmë azilkërkimin

Mos i humb

Ministri i Brendshëm i Francës është duke zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Tiranë, ku ka takuar edhe Kryeministrin Rama.

Në një konferencë të përbashkët pas takimit, Rama siguroi qeverinë franceze se procesi i frenimit të azilkërkuesve do të vazhdojë deri në fund.

“Tema e azilkërkimit, së bashku ne do të vazhdojmë të punojmë. Ne do të vazhdojmë të ja bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve se rruga e azilkërkimit, nuk është e mundur. Vullneti ynë është i plotë dhe procesi i frenimit do të vazhdojë deri në fund. Shqiptarët janë të qartë se kjo është pjesë e rëndësishme e sfidës sonë të madhe të çeljes së negociatave dhe të ndërtimit të një shteti serioz që një orë e më parë duhet të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha Rama.

Ndërkohë, ministri francez Gerard Collomb u shpreh se 20% të vendstrehimeve të azilantëve në Francë i zënë shqiptarët.

“Autoritetet shqiptare kanë treguar shumë kurajo për këtë çështje sepse është një çështje mjaft delikate për t’i penguar njerëzit që duhet të largohen nga Shqipëria. Kur ne iu kërkojmë autoriteteve shqiptare se duhet të kthehen azilkërkuesit të cilëve iu është refuzuar kërkesa, janë treguar bashkëpunues”, tha Collomb./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit